Ish-deputetja e PD, Grida Duma e ftuar në emisionin ‘Treshat’, ka dhënë disa mesazhe të forta.

Teksa ka folur për atë që ajo e quan “zbrazja e Shqipërisë dhe largimi i më të aftëve”, Duma është ndalur edhe tek gara e zgjedhjeve të lira.

Ish deputetja e pranon se brenda partive politike mungon gara reale për zgjedhje të lira, ndoshta ky një mesazh të koduar edhe për kreun e PD, Lulzim Basha.

“Mungon gara reale në shkolla, mungon gara në administratë, gare për një vend pune, mungon gara e ndershme mes bizneseve, mungon gara për tu rritur në një vend pune, mungon gara e mendimeve në politikë, mungon dhe gara reale me zgjedhje të lira mes partivë dhe brenda partive politike…. një mungesë meritokracie që prodhon mediokritet dhe ndalon zhvillimin e shoqërisë përvecse pamundëson rritjen e individit të spikatur, te formuar!

Kur mungon gara s’ka pse të përpiqesh , dhe pastaj fajësojnë shqiptarët pse nuk përpiqen, për çfarë të përpiqen….?!”, thotë Grida Duma.

“Ne do t’i qajmë gjatë garuesit më të mirë, që kemi humbuar, ata që e kanë lënë Shqipërinë edhe duke pranuar që ta nisin garën nga një nivel më poshtë, vetëm e vetëm që të provoheshin t’ia dilnin. Shkuan atje ku nuk i njeh askush, ku nuk i pret askush, atje ku nuk njohin ndoshta as gjuhën as kulturën, por prapë shkojnë se kanë besim tek vetja se ia dalin; këta njerëz kemi humbur ne! Ata që ia dalin!

Dhe nuk jam këtu për të folur vetëm për mungesën e garës në votime, ajo është vetëm maja e ajsbergut, mungesa e garës është në çdo element të jetës, dhe madje duhet thënë që në përgjithësi nuk ka garë në vetë organizatat politike”, u shpreh Duma.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP