Ajo shton se mjafton që një copëz toke që të bie për pjesë ta punosh mirë, pasi aty gjen mrekullinë.
TIRANË– Gazetarja Sonila Meço ka reaguar pas lajmeve për shtëpinë e saj prej guri në Dardhë të orçës. Në një status në rrjetet sociale, Meço shkruan se i vetmi luks që e rrethon në Dardhë është bahçja e mbjellë me perime të ndryshme.

Ajo shton më tej se mjafton që një copëz toke që të bie për pjesë ta punosh mirë, pasi aty gjen mrekullinë.

Reagimi i Sonila Meços

Për ca tituj portalesh e komente nëpër to

Ja u lidhën edhe domatet, karrotat presin të shkulen, dardhat janë të shëndetshme këtë verë, rukola e mbarë…Atë copëz tokë që na ka rënë për hise mjafton ta duam, trajtojmë, të përpiqemi të na e shpërblejë kujdesin. Si thosh plaku i urtë: “Gërmoje tokën biri im se aty do gjesh pasurinë e vërtetë!”