Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laç ku mbeti i pl agosur Edon Martini, 19 vjeç.

I riu u qëllua me pistoletë pranë një lokali në hyrje të Laçit dhe u soll me urgjencë drejt Tiranës, ku ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Burime zyrtare nga Policia e Kurbinit kanë bërë të ditur se kanë mundur të zbardhin ngjarjen e rëndë dhe të identifikojnë dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Të shpallur në kërkim për plagosjen e Edon Martinit, janë G. R., 21 vjeç dhe A. M., 25 vjeç.

Njoftimi i Policisë së Kurbinit:

Policia e Komisariatit Kurbin zbardh ngjarjen e ndodhur dje në Laç,  ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi E. M.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të identifikuar.

Policia e Komisariatit Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin,  menjëherë pas ngjarjes ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e rrethanave të  ngjarjes, identifikimin   dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga grupi hetimor, u bë e mundur zbardhja e  dinamikës së  ngjarjes së ndodhur dje në lagjen nr.1  Laç, ku shkak dyshohet vijim i një konflikti për motive të dobëta ndodhur para disa javësh, i cili ka vazhduar edhe dje duke u përshkallëzuar në  plagosjen me armë zjarri të shtetasit E. M., që ndodhet në spital.

U shpallën në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e shtetasve:

– G.R. vjeç 21, banues në Laç i dyshuar për veprat penale ‘ Vrasje me paramendim’ mbetur në tentativë’ dhe ‘Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve’

– A.M. ( L.), vjeç 25, banues në Laç për veprat penale ‘Mbajtje pa leje e armëve luftarake e municioneve’ dhe ‘Moskallëzim krimi’.

Vazhdon puna policore  intensive për kapjen e tyre si dhe materialet procedurale në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.