Investimi i ri për zhvillimin e infrastrukturës moderne të ujësjellës – kanalizime në Berat, zona Hyrja e Qytetit – Ura e Goricës, siguron 24 orë ujë të pijshëm e me cilësi për 24.480 banorë të zonës.

Me këtë investim finalizohet tërësisht modernizimi i infrastrukturës ujësjellës – kanalizime për qytetin e Beratit.

Ndër të tjera punimet në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve, synojnë përmirësimin e rrjetit të amortizuar në të dy sistemet dhe vendosjen e matësave të ujit, për 6 264 familje.

Investimi i ndërmarrë në këtë sektor për qytetin e Beratit, me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes KfW, Qeverisë Zvicerane përmes SECO dhe Bashkimit Europian përmes projektit IPA 2009-2010, deri tani ka ndikuar drejtëpërdrejtë në përmirësimin e furnizimit me ujë te 39.520 qytetarë.

Reformat e ndërmarra në sistemet e Ujësjellës Kanalizimeve, po rivitalizojnë eficensën e këtij sektori në vendin tonë, ndonëse ka nevojë për investime të vazhdueshme, që qytetarët të aksesojnë ujë të pijshëm pa ndërprerje e me cilësi dhe infrastrukturë moderne kanalizimesh.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP