Aktorja Einxhel Shkira është ndjerë nostalgjike dhe ka hapur albumin e vjetër. Ajo ka postuar një pozë nga e kaluara dhe aq është dashur që t’i vijnë komente ‘pikante’.

Me një fustan blu në vitin 2014, Einxhel Shkira ka vendosur të ndajë momente të bukura nga ajo periudhë, por mesazhet që i vijnë nuk janë aq të bukura.

“Në kohën kur të kishte xhuxhi dash.nore ke qenë këtu,”– i shkruan ndjekësi aktores.

Aq është dashur që Einxhel të përgatisë përgjigjen e duhur për këtë mesazh, duke e bërë të pendohet ndjekësin.

“Hhahahahah me thënë të drejtën s’kam pas ndonjë xhuxh dash.nor. Mos më ngatron me Borbardhën,”- është përgjigja e Eixhelit.