Një person ka h umbur jetën nga të rmeti i fuqishëm prej 6 ballë Rihter që g oditi pjesën verilindore të Tajvanit, ndërsa ky ishull po bëhet gati për ardhjen e disa tajfuneve.

Zyra qendrore e meteorologjisë ka konfirmuar vd ekjen e një personi, kurse tërmeti është regjistruar rreth orës 05:28 në Paqësor, rreth 36 kilometra në juglindje të qytetit Jilan.

Në anën tjetër siç raporton Reuters, epiqendra ka qenë rreth 22.5 kilometra nën sipërfaqen e ujit.
E si pasojë e dridhjeve të fuqishme ka ardhur deri te ndërprerja e energjisë elektrike, ku mbi dymijë objekte kanë mbetur pa rrymë.

Ndërtesat dridheshin sikur të ishin të ndërtuara nga letra, kurse përveç mungesës së energjisë elektrike, është ndërprerë edhe transporti hekurudhor në veri të Tajlandës.