Steven Odendaal, piloti i Moto2, arriti të shmangë rrëzimin nga motori me një lëvizje të pabesueshme, gjatë provave në Cmimin e Madhe të Çekisë.

Ai thuajse e humbi kontrollin e motorit kur goma e pasme kaloi në një pjesë të lagur, por tregoi nerva të forta duke shmangur rrëzimin.

Pamjet e regjistruara tregojnë se çfarë mrekullie ka bërë Odendaal, duke “shpëtuar” motorin dhe veten nga rrëzimi i sigurt.

Reagimi i pilotit afrikano-jugor për bën xhiron e botës.

Në një intervistë pas provave piloti u shpreh: “ Pjesa e pasme e motorit filli të bënte si një kalë rodeo, mirëpo unë arrita ta mbajë dhe kështu shpëtova”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP