Uindi Haxhia tashmë është kthyer në kryetemën e mediave rozë.

Motra e këngëtares së famshme shqiptare komentohet shumë në rrjetet sociale, ndërsa postimet e saj shoqërohen gjithmonë me bujë.

Ajo njihet për dashurinë e madhe që ka për make up-in si një make up artiste që është, ndonëse është edhe youtuber.

Mirëpo së fundmi ajo ka habitur ndjekësit me videon e hedhur në youtube, pasi shfaqet pa pikë grimi.

Ajo që kanë vënë në dukje ndjekësit është se Uindi edhe natyrale është mjaft e ëmbël.