Në një status në rrjetet sociale Berisha ka bërë një tjetër denoncim në lidhje me sjelljen e doganorëve në kufi me emigrantët shqiptarë.
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim në rrjetet sociale.

Në një status në Facebook, Berisha shkruan se doganorët po i trajtojnë si kafshë emigrantët shqiptarë që kthehen në atdhe.

Ish-kryeministri ka publikuar edhe mesazhin e një emigranti që tregon se në pikat e kalimit të kufirit u fusin duart nëpër çanta si të ishin kriminelë.

Emigrant tregon më tej se ka bërë edhe një video ku doganorët i kontroolojnë por ata ja kanë marrë telefonin me forcë dhe ja kanë fshirë videon.

Denoncimi i Sali Berishës

Sjellje prej gangsteresh e narkotatimoreve ndaj emigranteve qe vijne me pushime!Emigranti dixhital akuzon per trajtim kafsheror, poshterues ne doganat e vendit.

Ai rregjistroi aktet banditeske te narkodoganoreve ndaj emigranteve por narkopolici i grabiti telefonin celular.

Iu bej thirrje mediave te perqendrohen edhe ne pikat e kalimit te kufirit dhe te dokumentojne sjelljet brutale te narkoshtetit ndaj atyre qe derdhin ne dhena te tjera lumenj djerse dhe kane kontribuar! sb

Pershendetje Zoti.Berisha
Sapo kalova nga pika kufitare ne Kakavije
Sapo ndaloi autobuzi na nxoren te gjitha çantat edhe na detyruan ti hapim ne shesh sikur te ishim kafsh.
Pasi na hapen çantat filluan te na kerkonin sendet personale…i fusnin duart neper çanta sikur te ishim terrorista edhe jo shtetas Shqiptar .
NE EMIGRANTET I SJELLIM SHQIPERIS ÇDO VITE 800 MILION EURO ESHE TRAJTOHEMI SI KAFSH.
Pasi me preku shume kjo gje fillova te beja nje video pasi me pan policet e Psiqikut mendor me moren telefonin me force edhe me detyruan qe ta fshi videon sepse po mos ta hiqja dote kisha pasoja me pas
Me nje aroganc me nje sjellje prej baditesh torturojn emigrantet …keshtu benin edhe etrit e tyre dikur.
Ju lutem publikojeni
Edhe dergoni nje gazetar qe te shikojn te gjithe se si na sillen