Emrat e WhatsApp dhe Instagram do të ndryshojnë, ja si do të quhen tani këto app-e

Me sa duket, Facebook ka në plan të bëjë një revolucion të vërtetë me dy aplikacionet më të përdorura në botë, sa i takon rrjeteve sociale.

Kshtu, deri më tani mësohet se WhatsApp dhe Instagram do të ndryshojnë emrat.

Lajmi është zbuluar nga “The Information” e më tej është konfirmuar nga disa zëdhënës e burime brenda kompanisë së Mark Zuckerberg.

Dy aplikacionet me shumë mundësi do të quhen “WhatsApp from Facebook” dhe “Instagram from Facebook”.

Bëhet fjalë për një zgjedhje që me shumë mundësi ka ardhur si pasojë e dëshirës për të rritur rolin e kompanië, duke kujtuar edhe vizualisht se suksesi i këtyre dy aplikacioneve vjen falë Facebook.

Veç ndryshimit të emrit të aplikacioneve, Facebook duket se ka në plan të përmirësojë shërbimin që ofrohet nga Whatsapp, duke futur opsione që Telegram tashmë i ka. Kujtojmë se Telegram është konkurrenti më i madh i WhatsApp.

Në të ardhmen, platforma e madhe e mesazheve do të mund të përdoret edhe nëse nuk keni lidhje në internet, falë një verisoni të ri të WhatsApp për kompjuter, tërëisht i ndarë nga smartfoni.

Përdoruesit do të kenë mundësinë të përdorin aplikacionin në shumë pajisje, pasi ai të ketë bërë shkëputjen nga celulari.

Dy risitë që janë bërë me dije nga WABetaInfo, me shumë mundësi do të aplikohen dhe do të nisin të përdoren në të gjithë botën, brenda vitit.