Kryeministri Edi Rama shkruan i ishin dashur disa minuta që të besonte se regjisori ishte ndarë nga jeta.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani.

Me anë të një postimi në rrjtet e tij sociale, Rama shkruan i ishin dashur disa minuta që të besonte se regjisori ishte ndarë nga jeta.

“O Zot! U deshën minuta të tëra ta besoja se ishte i vërtetë lajmi i humbjes së Gjergjit. Sa shumē gjëra për të thënë e sa pak fjalë mblidhen bashkë në këtë moment… Miku i shtrenjtë dhe i mirë qysh nga kohët më të vjetra, regjizori Gjergj Xhuvani, nuk i çeli më sytë, pasi mbrëmë përfundoi në Romë, filmin e tij të ri. S’kam fjalë…”-shkruan kryeministri. Ditën e sotme regjisori Gjergj Xhuvani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçari. Xhuvani ndërroi jetë në Itali, ku pas xhirimeve të filmit të tij të fundit kishte nisur kurën për një sëmundje të rëndë.

Djali i tij, Konstandin Xhuvani, i dënuar për vrasjen e katër personava ka kërkuar leje për të marrë pjesë në varrimin e të atit. Pritet përgjigjia nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.