Sot kanë nisur xhirimet e filmit të ri të Ermal Mamaqit, film i cili po pritet me padurim pas suksesit të jashtëzakonshëm të “Dy gisht mjaltë”. Dita e parë e xhirimeve është hapur me Encën që siç bëri të ditur “Xing.al” do jetë protagoniste në film.

Pak më parë Ermali ka postuar një foto nga xhirimet e filmit në të cilën Enca shfaqet pa reçipeta teksa shkel syrin nga kamera.

Krah saj ndodhet edhe Skerdi Faria, i njohur si doktori i VIP-ave, por nuk dihet nëse edhe ai do luajë në film.

Mbi rolin e Encës na mbetet të zbulojmë më shumë në ditët në vazhdim.