Një skaf është përfshirë nga flakët paraditen e sotme, duke bërë që pushuesit t’i përfshijë pa.niku.

Ngjarja ka ndodhur në ujërat e Borshit, ndërsa shkaqet nuk dihen ende.

Fatmirësisht mësohet se nga ngjarja nuk ka persona të plagosur. Balkanweb ka publikuar një video ku shihet skafi i përfshirë në flakë dhe zona e rrethuar nga tymi.