SUV-i elektrik i Bugattit do të përdorë teknologjinë e kroatëve.

Edhe pse drejtori i përgjithshëm i Bugattit ka mohuar që ky prodhues francez i super-veturave po zhvillon SUV-in e parë, edhe më tej vazhdojnë zërat se një gjë e tillë është realitet.

Për më tepër, disa media pretendojnë se Bugatti do të huazojë teknologjinë elektrike nga kompania kroate Rimac.

Stefan Winkelman dëshiron që Bugatti të bëjë një model tjetër, por SUV-i nuk është sipas dëshirës së tij pasi nuk i përshtatet stilit të markës.

Sidoqoftë, ajo që dëshiron Bugatti dhe se çfarë kompania do të marrë nga Volkswagen Group janë dy gjëra të ndryshme.

Një burim anonim tha se Rimac është gati të shesë karrocerinë e modelit të saj C2, i cili është me kapacitet prej 914 kuajfuqi.

Gjithashtu, spekulohet se Bugatti mund të shesë rreth 600 njësi të këtij SUV-i elektrik me një çmim prej rreth 850 mijë euro, dhe mbase deri në një milion./ksp