Gazetari Blendi Fevziu e shijoi plotësisht sezonin e pushimeve, me udhëtime pafund, në vende të largëta por edhe të shtrenjta.

Nga Machu Pichu në Peru( Amerikën Latine), Blendi Fevziu pushoi edhe disa ditë në Mykonos. Por, pas Mykonos-it vinte surpriza e radhës, Bahamas.

Moderatori dhe gazetari ndau foto nga destinacionet e mrekullueshme që zgjodhi të vizitojë këtë vit. Por, pas pushimeve të gjata erdhi koha për rikthimin në punë. Ai ka ndarë një postim në rrjete sociale, ku tregon se do të vazhdojë të jetë në Klan Tv ku do të prezantojë vitin e 23-të të transmetimit, të emisionit Opinion.

“Sezon i ri. Viti i 23 – të në transmetim…”- ka shkruar Blendi Fevziu.

Me pamje nga zyra, që është e mbushur plot detaje, foto dhe suvenire të veçanta, Blendi Fevziu ka ndarë pamjet e zyrës së tij. Mjaft komode, në zyrën e gazetarit duket se nuk mungon asgjë!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP