Ende pa e nisur aventurën e tyre në krye të skuadrës së Flamurtarit, trajneri Gerd Haxhiu dhe drejtori sportiv Artim Pollozhani, kanë dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga funksionet e tyre, raporton “Panorama Sport”.

ipas asaj që thuhet, dështimet e njëpasnjëshme financiare dhe mungesa e premtimeve të administratorit Sinan Idrizi, kanë detyruar dyshen teknike të largohet menjëherë.Ndërkohë, vetë Sinan Idrizi është shprehur se largimi i tyre ka qenë një kaprico, pasi ai kishte arritur të nënshkruante me një lojtar, të cilin trajneri Haxhiu nuk e donte në ekip. Konkretisht Idrizi nuk jep emra, por së fundmi me Flamurtarin kanë firmosur Sukaj, Hoxhaj dhe Bajraktareviç.

Gjithsesi, në Vlorë më së shumti besojnë se ky është justifikimi i radhës i Idrizit, ndërsa me kampionatin që fillon pas 10 ditësh, Flamurtari bie sërish në kolaps total, teksa mbeten pikëpyetje të mëdha për faktin sesi FSHF ka arritur të licensojë një ekip me kaq probleme.