Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë greke, ndërsa një bashkëpunëtor i tyre është shpallur në kërkim nën akuzën e vjedhjes.

Ata u arrestuan në Argyroupolis, teksa po tentonin të hynin në një apartament.

Lëvizjet e tyre të dyshimta u pikasën nga banorët e tjerë, të cilët lajmëruan menjëherë policinë, e cila ishte në gjendje t’i ndalonte teksa po përpiqeshin të arratiseshin nga çatia e një apartamenti ngjitur.

Policia greke bën me dije se autorët së bashku me një bashkëpunëtor tjetër i shpallur në kërkim, dhunuan hyrjet qendrore të shtëpive dhe duke përfituar nga mungesa e qiramarrësve që shfrytëzojnë ndërtesa të tilla gjatë verës, merrnin para dhe sende shtëpiake me vlerë.

Në posedim të tyre, si dhe në shtëpitë e tyre, u gjetën dhe sekuestruan doreza, kapele, telefona celularë, një çantë prej 80 Euro dhe një tabletë.

Deri më tani, tre raste të tjera të vjedhjeve janë zbuluar në Argyroupoli dhe Alimos. Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Athinës, ndërsa hetimi për përfshirjen e tyre në vepra të tjera vazhdon./Panorama/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP