Prej disa ditësh në portalet shqiptare është përfolur emisioni më i ri i humorit që pritet të fillojë në “Tv Klan”, së bashku me Marina Vjollcën si pjesë të kastit të aktorëve.

Programi do të quhet “Klanifornia Show” dhe është një format i ndryshuar i “Duplex”, që përveç skeçeve të ndryshme, do t’i shtohen intervistat dhe programet e ndryshme muzikore.

Këto nuk ishin konfirmuar ende zyrtarisht, por ditën e sotme, Turjan Hysko më në fund bëri një postim në ‘Instagram’ dhe sqaroi të gjithë situatën.

“Imagjino një skuadër me Jul Dedën, Albano Bogdon, Visjan Ukcenaj, Olsi Bylyku, Eglein Laknori, Cubi Metkaj, Lisa Kujofsa, Eliona Pitarka, Andrea Vreto, sigurisht Marina Vjollca dhe…”, ka shkruar Turjani, duke mos zbuluar kështu emrin e një prej personazheve.

“Është skuadra e ëndrrave. Është ‘Klanifonia’”, ka vazhduar ai.

Me siguri ky sezon do jetë i mbushur me surpriza, humor, aventura dhe shumë fytyra të njohura si pjesë e saj. “Klanifornia Show” do transmetohet çdo të shtunë në orën 21:00.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP