Bloggerja Armina Mevlani pak kohë më parë u përfol për një ndarje me Shkëlzen Berishën, me të cilin është prej 7 vitesh në një marrëdhënie. Por, pak ditë më parë çifti publikuan një foto bashkë, duke treguar se ishin pranë njëri-tjetrit më të lumtur se kurrë.

Nga ana tjetër, Armina Mevlani duket sikur gjen veten në shprehjet e ndara në rrjete sociale, dhe njërën prej tyre e ka ndarë me ndjekësit. Një çift në momente intime, dhe lavdet e thurura një femre, këto ka ndarë bukuroshja në profilin e saj.

“Ajo është një rrezik vde.kjeprurës për të gjithë burrat. Ajo është e bukur pa e ditur, dhe posedon hijeshi për të cilat as vetë nuk është në dijeni. Ajo është si një kurth i vendosur nga natyra, një trëndafil i parfumuar i ëmbël në petalet e të cilit Kupidi zhytet në pritë. Kushdo që ka parë buzëqeshjen e saj, ka njohur përsosmëri. Ajo ngjall hirin në çdo gjë të përbashkët dhe hyjninë në çdo gjest të pakujdesshëm. Venera në guaskën e saj nuk ishte kurrë aq bukuroshe, dhe Diana në pyll kurrë nuk ishte aq e këndshme sa zonja ime kur ajo kalon nëpër Paris,”– është shprehja që Armina Mevlani ka ndarë në rrjete sociale.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP