Ish kryeministri ka eleminuar thuajse të gjitha shetitjet në bregdet, “rekordet” e notit dhe ka rikthyer jelekun antipl umb. Duke qënë se Berisha ka bërë shumë ar miq dhe ak uzohet fort për vr asje politike, sidomos në vendlindjen e tij në Tropojë, f rika nga ndonjë atentat i mundshëm bëhet akoma më e madhe. Aq më tepër që Haklajt janë betuar se do të bëjnë drejtësi për djemtë e vr arë, sipas tyre, me urdhër të Berishës, gjë që e shton dyfish ruajtjen. Masat e forta të sigurisë shtohen sidomos sa herë vjen gushti dhe nipi i Haklajve pushon në Shqipëri. Ardhja e Haklajt e ngre së tepërmi “temperaturën” e Berishës, i cili muajin gusht e ka në mënyrë të përvitshme një periudhë “ngujimi”

Ish kryeministri demokrat Sali Berisha po pushon në vilën e tij në Gjirin e Lalzit, në përpjekje për të përballuar vapën e madhe të këtij fillim gushti.

Nën argumentin se dielli është shumë i fortë dhe aftësia për ta përballuar për shkak të moshës ka rënë, ish lideri i PD i ka kufizuar daljet në bregdet, deri në anulim të plotë.

Duke qënë se mëngjesi është dhe koha më e mirë për të shetitur bregut të detit, për të thithur jodin dhe për të ndjerë freskinë e detit, justifikimi se ka shumë vapë është shumë vështirë të merret i mirëqenë, aq më tepër kur bëhet fjalë për Berishën që nuk qëndron dot në një vend.

Për më tepër që i takojnë së kaluarës “rekordet” e notit nga ana e Berishës, i cili ka kohë që në këtë periudhë nuk hyn fare në det, e justifikuar kjo me faktin se mosha ka bërë të vetën.

Mësohet se përreth vilës së ish kryeministrit demokrat në Gjirin e Lalzit ka një fluks të shtuar të truprojave dhe njerëzve që shërbejnë, duke treguar qartë se arsyeja e kufizimit të daljeve të Berishës në bregdet nuk është vapa e gushtit, por frika nga ndonjë ngjarje e papritur.

Duke qënë se në tërë vitet e qeverisjes, por dhe të qëndrimit në opozitë Berisha ka bërë shumë armiq dhe akuzohet fort për vrasje politike, sidomos në vendlindjen e tij në Tropojë, f rika e Berishës nga ndonjë atentat i mundshëm bëhet akoma më e madhe, ndërsa paralel me këtë f rikë shtohen dhe truprojat rreth tij.

Aq më tepër që Haklajt janë betuar se do të bëjnë drejtësi për djemtë e v rarë, sipas tyre, me urdhër të Berishës, gjë që e shton dyfish kujdesin e ish kryeministrit për të marrë masa shtesë mbrojtjeje.

Nga ana tjetër mësohet se shtimi i truprojave përreth vilës në Gjirin e Lalzit, gati të dyfishuara, është “plotësuar” dhe me rikthimin e jelekut të famshëm antip lumb, i cili është bërë i pandarë për Berishën, sidomos sa herë vjen gushti dhe nipi i Haklajve pushon në Shqipëri.

Pikërisht ardhja e Haklajt e ngre së tepërmi “temperaturën” e Berishës, i cili muajin gusht e ka në mënyrë të përvitshme një muaj “ngujimi” në vilën e tij ose në pallatin që ka në Tiranë./Pamfleti