Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, ka paralajmëruar se shanset e Matthijs de Ligt për ta ruajtur vendin e titullarit në ekipin kombëtar do të jetë më të vogla nëse ai vazhdon të ulet në bankën e rezervistëve në Juventus.

Qendërmbrojtësi 19-vjeçar iu bashkua kampionit italian nga Ajaxi për 85.5 milionë euro këtë verë, duke i dhënë fund qëndrimit 11-vjeçar në klubin holandez ku i rrit si futbollist, transmeton Gazeta Express.

De Ligt e meritoi kalimin e majmë pas një sezoni fantastik 2018/19, duke e fituar ligën dhe kupën në Holandë, si dhe duke e arritur gjysmëfinalen në Ligën e Kampionëve.

Por, ai u la në bankën e rezervistëve në fitoren minimale të Juventusit kundër Parmës në ndeshjen hapëse në Serie A, pas të cilës edhe vetë lojtari tha se ishte habitur nga vendi i trajnerit Maurizio Sarri.

Koeman ka lënë të kuptohet se nëse De Ligt nuk aktivizohet te Juventusi, ai mund ta humbasë vendin edhe në Kombëtare.

“Mund të themi se ai do të luajë sepse iu bashkua (Juventusit) për një shumë të majme parash. Por nëse klubi e ka Chiellinin dhe Bonuccin atëherë trajneri mund të vendos ndryshe”, tha Koeman.

“I duhet kohë atij sepse ka zgjedhur një ligë dhe një vend tjetër. Ende nuk shqetësohem, por nëse vazhdon të jetë kështu deri në tetor, atëherë më duhet të filloj të mendoj për faktin se ai nuk ka ritëm”, shtoi ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP