Një tjetër skandal ka alarmuar miliona përdorues të Instagramit.

Mediat e huaja raportojnë se kompania partnere e Instagramit në marketing, Hyp3r, ka vjedhur të dhënat e përdoruesve.

“Business Insider” zbuloi Hyp3r po përdorte mjete të shumëllojshme për mbledhjen e të dhënave publike të përdoruesve, si postimet apo vendodhjet e tyre, madje edhe Inststory-t të cilat nuk janë të akesueshme pas 24 orësh.

Kompania me bazë në San Francisko ia shiste më tej këto të dhëna një pale të tretë për të synuar reklama, por kjo u zbulua dhe Instagrami i ka dërguar një letër paralajmëruese kompanisë partnere.

“Veprimet në fjalë shkelin politikat tona”, deklaroi një zëdhënës i Instagram- it, për “CNBC”.

Instagram e ka paralajmëruar Hyp3r se nëse nuk zbaton politikat fikse të tij, do ta padisë.