KOSOVË– Presidenti Ilir Meta ka postuar një video në rrjetin e tij social Facebook duke u ngjitur në Bjeshkën e Prevallës.

Videoja e Metës, ishte e shoqëruar nga kolona zanore e filmit të famshëm “Rocky Balboa”, e cila shoqëronte boksierin në çdo ndeshje.

“Një udhëtim ëndrrash mes bukurive magjepsëse të Bjeshkëve të Prevallës dhe të Brezovicës, aty ku ndërthuren si askund tjetër pyjet me ahe dhe me pisha, ku vegjetacioni dhe biodiversiteti është mahnitës,”-shkruan Meta.

Prej disa ditësh, kreu i shtetit Ilir Meta ndodhet në Malësinë e Kosovës, ku edhe shpeshherë ka postuar mesazhe politike dhe foto familjare.