Një su.lm me thi.kë është regjistruar në qendër të Sidnejt.

Një person pasi ka th.erur me th.ikë një grua edhe më pas është ndaluar në rrugë nga këmbësorët.

Su.lmuesi është identifikuar nga policia si Mert Nay nga Blacktown, i cili thuhet se sapo kishte dalë nga një institucion korrektues mendor.

Edhe pse dëshmitarët thonë se e kanë dëgjuar të bërtasë ‘Allahu Akbar ’, hetuesit sipas “The Guardian” nuk besojnë se ai ka lidhje me terr.orizmin.

Pamjet e publikuara online, shfaqin burrin, të veshur një bluzë, me kapuç gri dhe duke mbajtur një thi.kë të madhe në dorë dhe duke u hedhur në një Mercedes teksa bërtiste ‘’më qëll.o në kokë ’’.

Në një tjetër moment, kalimtarët përdorin karrige dhe një arkë qumështi për ta rrëzuar.

Pasi arritën shërbimet e urgjencës në vendngjarje, ata gjetën një grua brenda një hoteli që ndodhej aty afër, e cila ishte qëll.uar me thi.kë. Ajo u dërgua në spital në një gjendje të qëndrueshme.