Valdrin Pjetri i ka shërbyer Edi Ramës edhe te Teatri Kombëtar.

Pjetri, në postin e drejtorit të Përgjithshëm i Hipotekave, pasi u thirr në Komisionin Parlamentar të Edukimit nga deputetët e opozitës për të dhënë informacione në lidhje me tokën Teatrit Kombëtar dhe rreth tij, që Rama do që t’i japë për ndërtimin e kulla e gjinagnde, herën e parë refuzoi të vinte në Komision, dhe herën e dytë refuzoi të jepte informacion, shkruan Syri.net.Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi asokohe replikoi me Pjetrin lidhur me informacionin, që sipas PD-së, Hipotekat duhet të japin për këtë truall, ku synohet ndërtimi i një godine të re të rrethuar me kulla biznesi.

Ish kreu i Hipotekës, Valdrin Pjetri, refuzoi të vinte në dispozicion të Kuvendit hartën e zonës ku ndodhet Teatri Kombëtar.

“Kemi kërkuar nga ju informacione për çështjen e pronësisë së truallit të tetatrit. Kemi kërkuar edhe hartën e truallit, pork jo nuk është vënë në dispozicion. Nuk e di se në cilën dispozitë është e përcaktuar që ju nuk jepni hartën. Besoj se keni marrë urdhër”, do të shprehej Vokshi.

Për të fshehur sesa pronë private ka Fusha shpk tek zona e Teatrit, kryerregjistruesi i asaj kohe keqinterpretoi kushtetutën dhe ligjin e mbrojtjes së të dhënave personale.

Pjetri do të shprehej se mund të deklarojë vetëm sipërfaqen me pronësi shtet.

Debati Vokshi-Pjetri:

Vokshi-Pjetrit: Cila prej pikave të kërkuara nuk duhej që ju tju përgjigjeshit?

Pjetri: ZRRP mund të paraqes informacion vetëm për pronat me pronar shtet.

Pjetri: 10 625 metra ju ble familjes Libohova nga Mbetëria Italiane.

Pjetri: Zona kadastrale me pasuri shtet ka gjithsej 4750 pasuri.

Vokshi: Citimet që ju bëni në ligj nuk janë të sakta.

Vokshi: Po bazohemi në një ligj specifik, të dhënat që po kërkojmë janë në bazë të ligjit të votuar më datën 5 korrik.

Vokshi: Nuk mund ti refuzoni komisionit informacionin që kërkon.

Vokshi: Nuk mund të refuzonin informacionin, ashtu si ju kanë mësuar.

Vokshi: me marrëveshje mund të ruani kofidencialitetin.

Vokshi: Kush e pengon zbardhjen e informacionit ?

Pjetri: ZRRP nuk është organ kontrollues, është regjistrues.

Vokshi-Pjetrit: Lexoni pikën B, ju kanë orientuar gabim.

Vokshi: Ligji “Fusha” kërkon që të zbardhet pronësia, kushtetuta detyron transparencë.

Vokshi-Pjetrit: Bëni detyrën, mos u bëni vegël.