TIRANE-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi publikoi disa dokumente sipas tij kartela e nxjerrë nga kuestura e Firences, që tregon se kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri ka qenë dënuar në Itali me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për shpërndarje dr oge.

Bardhi u shpreh se Pjetri e ka pranuar kr imin pas arrestimit në 27 janar 2003 së bashku me Altin Dodën dhe është dëbuar. PD thotë se për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, gjykata urdhëroi pezullimin e dënimit, por në fakt sipas drejtësisë italiane kur dënimi është poshtë dy viteve dhe për herë të parë pezullohet.

Për PD-në, dëshmia e penalitetit që publikoi pak ditë më parë Pjetri nuk ka vlerë, pasi sipas selisë blu pas kalimit të 10 viteve nga dënimi ajo del e pastër. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së akuzon kryeministrin Rama se ishte në dijeni të dënimit dhe informacionin sipas tij e ka marrë në të njëjtat kanale diplomatike si selia blu, por e mori në mbrojtje kryebashkiakun e ri.

PD publikon kartelën e dënimit në Itali për trafik dr oge të Valdrin Pjetrit. Sipas dokumentit, Valdrin Pjetri është dënuar me 18 muaj burg dhe 1000 euro gjobë. Valdrin Pjetri u arrestua në flagrancë në Firence më 27 janar 2003. Ai u dëbua nga Italia më 4 shkurt 2003. 

Valdrin Pjetri u dënua më 21 qershor 2003 nga Gjykata e Firences Itali. Rama hesht dhe mbron Valdrin Pjetrin nga drejtësia. Edi Rama u njoftua nga partnerët ndërkombëtar për dënimin e Pjetrit. Valdrin Pjetrit i ndalohet nga ligji i dekriminalizimit të ushtrojë funksion publik” deklaroi Bardhi.

Deklarata e plote e Gazment Bardhit
Edi Rama hesht prej 2 javësh që kur Partia Demokratike zbuloi për opinionin publik se kandidati i tij për Kryetar të Bashkisë Shkodër është një trafikant dr oge, i dënuar në Itali 16 vjet më parë.

Me heshtjen prej fajtori, Edi Rama provoi edhe njëherë se bashkëqeverisja me kri min e organizuar është projekti i tij i vetëm që i siguron pushtetin.

Në këto 6 vjet të drejtimit të vendit, Edi Rama u provua si Kryeministri që promovoi në politikë dhe në administratën publike mbi 300 persona me precedentë kri minalë, nga vrasësit dhe përdhunuesit, tek trafikantët e dr ogës dhe trafikantët e grave dhe vajzave.

Edi Rama hesht për të mbrojtur Valdrin Pjetrin dhe karrigen e tij të kalbur nga bashkëpunimi me kri min. Ai hesht megjithëse ka marrë zyrtarisht përgjigje që Valdrin Pjetri është i dënuar dhe sipas ligjit nuk mund të ushtrojë asnjë funkison publik përfshirë atë të Kryetarit të Bashkisë.

Me vetëdije, me informacion të plotë për të kaluarën kri minale si trafikant dr oge, Edi Rama e emëroi Valdrin Pjetrin në 24 Korrik 2019 si drejtues politik të Partisë Socialiste në Qarkun Shkodër.

Ndiqeni sesi në 30 Korrik, Edi Rama e vesh me mburojë të plotë politike Vakdrin Pjetrin në 30 Korrik.

Kur bënte këtë pohim Edi Rama e dinte që Valdrin Pjetri ishte një trafikant dr oge i dënuar në Itali. Të vërtetën mbi të kaluarën kri minale të Valdrin Pjetrit, Edi Rama e ka mësuar nga të njëjtat burime diplomatike, në të njëjtën kohë me Partinë Demokratike.

Në vend që të distancohej menjëherë nga drejtuesi i tij politik në qarkun Shkodër, Edi Rama heshti dhe urdhëroi Valdrin Pjetrin të mashtronte qytetarët e Shkodrës, duke i premtuar atij mbrojtje nga drejtësia.

5 ditë më parë Valdrin Pjetri u detyrua të mohonte të kaluarën e tij kri minale.

Kjo që sapo dëgjuat është një mashtrim.

Mashtrim ishte edhe publikimi i disa ditëve më parë, ku drejtuesi politik i Edi Ramës në Qarkun Shkodër, njëlloj siç bëri disa vite më parë edhe Elvis Rroshi i Kavajës, nxori dëshminë e penalitetit për të mohuar dënimin. Çdo shqiptar e di se pas kalimit të 10 viteve nga momenti i dënimit, dëshmia e penalitetit del e pastër. Aty nuk shfaqen dënimet e mëparshme.

E vërteta është se Valdrin Pjetri ka qenë i dënuar. I dënuar për trafik dr oge.

Duke qenë se Prokuroria po e zvarrit çështjen, Partia Demokratike po sjell prova autentike për dënimin në Itali, Firenze, të drejtuesit politik të Edi Ramës në Shkodër, pretendentin për Kryetar Bashkie. 

Kjo që shikoni këtu është kartela elektronike e të dhënave kri minale e nxjerrë nga sistemi i Kuesturës së Firences.

Sipas këtij dokumenti zyrtar, rezulton se:

Valdrin Luigj Pjetri, i datëlindjes 18 Shtator 1982, lindur në Shqipëri, është arrestuar në flagrancë, së bashku me shtetasin Altin Doda, në datë 27 Janar 2003 në Firence.

Më datë 28 Janar 2003, përpara gjykatës, Valdrin Pjetri ka pranuar kryerjen e kri mit dhe fajësinë, duke nënshkruar marrëveshje për dënimin e tij të menjëhershëm sipas legjislacionit penal Italian. 

Ai është dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim.

Për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, gjykata ka urdhëruar pezullimin e dënimit. 

Më datë 3 Shkurt 2003 Vladrin Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe më datë 4 Shkurt 2003 ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga shteti Italian.

Të gjitha këto të dhëna provojnë se Valdrin Pjetri është subjekt ndalimi për të ushtruar një funksion publik nga ligji i dekriminalizimit. 

Sipas ligjit për dekriminalizimin nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie, personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për:
a)     “Prodhimin shitjen dhe trafikimin e e narkotikëve”.
b)    Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie as personat që janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar të BE-së, siç ëhstë Italia në rastin e Valdrin Pjetrit, në lidhje me këto vepra penale. 

Për këtë kategori personash, sipas ligjit të dekriminalizimit (neni 4), ndalimi për kandidim, zgjedhje apo ushtrim të mandatit, zgjat gjatë gjithë jetës.

Megjithëse përfshihet në një nga pikat më të forta të ligjit të dekriminalizimit, këmbëngulja e Valdrin Pjetrit për t’i shkuar mashtrimit të tij deri në fund, provon se ai ka mbrojtje në nivelin më të lartë të pushtetit. Me heshtjen e tij, Edi Rama provoi se është ai kumbari i Valdrin Pjetrit, me kandidimin e të cilit poshtëron qytetarët e Shkodrës.
Partia Demokratike i kërkon organit të prokurorisë nisjen e mënjëhershme të procedimit penal ndaj shtetasit Vladrin Pjetri, për kryerjen në mënyrë të përsëritur, në të paktën 4 raste, të kri mit të falsifikimit të Formularit të Dekriminalizimit.

Edi Rama dhe kukullat e tij në prokurori, mund ta pengojnë apo vonojnë nxjerrjen e rezultateve zyrtare për këtë rast. Por ato nuk do të arrijnë kurrë t’i imponojnë Shkodërës dhe qytetarëve të saj të nderuar, një Kryetar Bashkie, pjesë të kri mit të organizuar dhe një trafikant të dënuar dr oge.

d.ba./Shqiptarja.com