Aplikacioni i mesazheve Whatsapp ka rëndësi të madhe për përdoruesit, shumica e të cilëve e përdorin edhe në marr ëdhëniet e punës. Por një ekip studiuesish kanë zbuluar një dobësi të rrjetit social, që mund të shfrytëzohet nga ha kerat.

Këta të fundit mund të ndërhyjnë në listën e kontakteve të përdoruesve të Whatsapp dhe të dërgojnë mesazhe false. Kjo do t’ju shkat ërronte jetën dhe karrierën, nëse këto mesazhe dërgohen tek njerëzit e gabuar.

Ekspertët e sigurisë të Check Point Research e kanë paralajmëruar Whatsapp për ekzistencën e tre gabimeve të sigurisë që kanë të bëjnë me mesazhet private.

Një zëdhënës i Whatsapp i tha britanikes “Metro” se e kanë marrë në shqyrtim këtë para lajmërim. Pas analizës së kryer, zëdhënësi shtoi se pretendimi i grupit të ekspertëve nuk ka lidhje me cënimin e sigurisë së bisedave private të përdoruesve.