“You Tube” merr vendimin që nuk pritej në lidhje me videon e Lionel Messit.

Ylli i Barcelonës, i konsideruar si një nga futbollistët më të mirë në histori, është bërë sërish lajm në media. Pavarësisht se ai përpiqet të mbajë larg jetën e tij private, kësaj radhe nuk iu ka shpëtuar syve kureshtarë.

Messi është kapur në flagrancë në një diskotekë, teksa si rrallë herë i pakujdesshëm në publik, ngacmon gruan e tij Antonella Roccuzzo.

Video është bërë virale dhe po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, edhe për faktin se Messi zakonisht është i kontrolluar dhe ndoshta është hera e parë që ai bën një veprim të tillë në publik.

Por sot është vënë re se kanali më i madh i videove në botë, “You Tube”, e ka fshirë videon ku shfaqet talenti argjentinas dhe bashkëshortja e tij, pasi e ka konsideruar në shkelje të rregullave të saj, pasi sipas tyre kishte përmbajtje të fortë të dhunës seksuale.

Ndërkohë që krejt ndryshe ka vepruar rrejti social Twitter, i cili vazhdon ta mbajë në qarkullim videon e Messit, të aksesueshme nga kushdo.


Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP