Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga zjarri pasditen e së hënës. Zjarri ka rënë në kodrat e Levanit në Fier.

Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen ndërkohë që janë vetë banorët e zonës që po përpiqen të shuajnë zjarrin.
Zjarrfikëset janë nisur drejt vend ngjarjes. Banoret thonë se do ta kenë të pamundur të kontribuojnë për fikjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer.
Zjarri ka shkaktuar dëme në ullinj dhe shkurre, ndërsa nuk rrezikohen banesa.
Top Channel